ÇFARË I KARAKTERIZON ‘BASHKUDHËTARËT’? MËSO MË SHUMË PËR ADN-në E ‘BASHKUDHËTARËVE’!

PJESA 1 - HYRJE

Para se të shkosh më tej, kemi një pyetje:

Cili është përkufizimi yt për dishepullizimin?

Në shumë kisha dhe midis shumë të krishterëve, dishepullizimi është një temë e zakonshme bisede. Dhe ka shumë arsye për këtë. Jezusi thotë në fjalët e Tij të fundit, se ne duhet të dalim dhe të bëjmë dishepuj.

Është vërtetë nënvlerësim të thuhet se kjo është e rëndësishme – kjo detyrë duhet të jetë në zemër të jetës sonë. Me fjalë të tjera, kjo është porosia më e madhe për ty për sa kohë që jeton këtu në tokë. Por, kjo është më e lehtë të thuhet, sesa të bëhet. Por çfarë është në të vërtetë një dishepull?

Një dishepull (latinisht discipulus, -i) është një nxënës ose ndjekës i një udhëheqësi. Si dishepull, ne jemi në vendin e një nxënësi ose ndjekësi të një udhëheqësi ose mjeshtri. Udhëheqësi dhe Mjeshtri ynë është Jezusi. Një dishepull është dikush që dëshiron të bëhet plotësisht siç është Mjeshtri – Jezusi. Bibla thotë se duhet t’i mjaftojë një dishepull që të bëhet si ‘Mjeshtri i tij'.

Të bëhemi si Mjeshtri mbulon të gjitha fushat e jetës sonë. Ne nuk duam vetëm të dimë se si mendon Mjeshtri - ne duam gjithashtu ta jetojmë atë në praktikë. Ne duam ta ndjekim Mjeshtrin në atë që ai mëson dhe në atë që ai bën. Ia vlen të studiosh udhëzimet e tij, por para së gjithash ato janë të destinuara për t'u jetuar. Midis kokës dhe duarve tënde qëndron zemra jote. Ti mund ta lejosh Mjeshtrin Jezus të prekë jetën tënde. Zemra e tij mund të bëhet zemra jote. Gjërat për të cilat Ai është i apasionuar mund të bëhen edhe pasioni yt.

Në ‘Bashkudhëtarët’, e përkufizojmë dishepullizimin (1) si proçesin e ndjekjes së Mjeshtrit dhe Udhëheqësit tënd -Jezusit dhe ti japësh atij autoritet në të gjitha fushat e jetës tënde. Si dishepull i Jezusit, ti transformohesh gjithnjë e më shumë si Mjeshtri. (2) Ana tjetër e kësaj është se ti i afrohesh dikujt tjetër dhe e 'dishepullizon'. Dishepullizoj është një folje.

Atë që ke marrë nga mjeshtri ia ia kalon dikujt tjetër. Steven Covey shkruan në librin e tij se përcjellja e njohurive është një nivel tjetër të mësuarit. Duke u thënë të tjerëve atë që ke mësuar, ajo ngulitet edhe në zemrën tënde. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të arrijmë teksa ndjekim Jezusin.

PJESA 2 - KULTURA DHE VLERAT TONA

Para se të shkosh më tej, kemi një pyetje:

Mbi bazën e çfarë parimeve i bën zgjedhjet e tua?

Dhe, si i motivon njerëzit?

VENDIMET TONA NE I MARRIM 'ME URTËSI’

Ne përdorim parimet WISE për t'u dhënë drejtim vendimeve që marrim.
Këto janë vendimet e lëvizjes në tërësi, por edhe vendimet personale që merr ti si Bashkudhëtar.

 
Parimet WISE janë:

W - Wholistic (Tërësore)

I - Inspirational (Frymëzuese)

S - Scalable (Të shkallëzuara)

E - Empowering (Fuqizuese)

TËRËSORE

Tërësore thjesht do të thotë që ne shikojmë çdo aspekt të jetës së personit. Lëvizja ‘Bashkudhëtarët’ dëshiron të shohë fëmijët që janë të cënueshëm të shërohen dhe të ndryshojnë emocionalisht, mendërisht, fizikisht shpirtërisht dhe në anën sociale, në mënyrë që ata të mund të jetojnë në mënyrë tërësore si njerëz.

FRYMËZUES

Frymëzues do të thotë që ne duam të frymëzojmë përmes marrëdhënieve tona me ta. Ne nuk kemi thjesht një histori. Ne kemi Lajmin e Mirë të Jezusit, Ungjillin -Historinë më frymëzuese që mund të imagjinoni! Më e bukura është që ne mund ta tregojmë këtë lajm të mirë në çdo fushë të jetës, pra është tërësisht Frymëzues- e thënë me fjalë të tjera. Është e rëndësishme që ti, si Bashkudhëtar, të motivohesh nga dashuria dhe të frymëzohesh (fjalë për fjalë: i mbushur me Frymën e Krishtit) dhe JO nga paratë ose premtimi i shpërblimeve ose, akoma më keq nga turpi, faji apo detyrimi.

I SHKALLËZUESHËM

I shkallëzueshëm do të thotë që ne e organizojmë veten si lëvizje në atë mënyrë që ti, si ‘Bashkudhëtar’, të mos ndalosh rrugën tënde të rritjes. Kjo mund të jetë rritja e gjithë lëvizjes ‘Bashkudhëtarët’ në tërësi, ose rritja që po kalon ti  dhe udhëtari apo udhëtarja juaj e re.

FUQIZUES

Fuqizues do të thotë që ne të japim ty përgjegjësine në udhëtimin tënd të Bashkudhëtarit. Sigurisht, ne të japim korniza dhe të ndihmojmë në këtë proçes. Ne të inkurajojmë, të nxisim dhe të japim çelësat për të pasur sukses për të qenë një Bashkudhëtar. Në këtë proçes do të bësh gabime. Kjo nuk ka rëndësi. Shikoji gabimet e tua si një mundësi për të vazhduar të mësosh dhe të rritesh. Kur e shikojmë Jezusin, shohim se Ai gjithashtu i fuqizoi dishepujt e Tij, i lejoi të bënin gabime dhe se Jezusi i takoi ata me dashuri. Ji i durueshëm me veten dhe udhëtarin ose udhëtaren tënde të re.

SI MOTIVOJMË NE

Grupi i dytë i vlerave që janë të rëndësishme për ‘Bashkudhëtarët’ vjen nga 'Rrethi i Guximit'.
Rrethi i Guximit ka të bëjë me mënyrën se si ne i motivojmë njerëzit. Çfarë i shtyn njerëzit të bëjnë atë që bëjnë?

Si Bashkudhëtarë, ne kemi marrë 4 elementë nga Rrethi i Guximit si 4 elemente që i përshtaten më mirë ‘Bashkudhëtarëve’.

Këto 4 elementet janë:
Përkatësia - Mjeshtëria - Pronësia - Qëllimi

PËRKATËSIA

Përkatësi do të thotë që çdo person dëshiron t’i përkasë diçkaje. Çdo fëmijë ka nevojë për një formë të marrëdhënies së ngrohtë familjare. Këto mund t’i gjejë në familje ose në kishën ku ai/ajo shkon. Nëse fëmijët nuk i gjejnë këto marrëdhënie brenda familjes ose kishës, ata do t’i kërkojnë në një grup njerëzish që i pranojnë ata. Sigurisht, dikush mund të përfundojë mirë dhe të bashkohet me një shoqatë ose të zhvillojë një hobi të caktuar me të tjerët, por gjërat gjithashtu mund të shkojnë keq dhe më pas ti e sheh atë fëmijë duke u bashkuar, për shembull, me një 'bandë'. Kur fëmijët përjetojnë se janë pjesë e marrëdhënieve të besueshme dhe domethënëse, ata mësojnë ta shikojnë veten në mënyrën e duhur dhe të krijojnë marrëdhënie kuptimplota me të tjerët.

Ti je pjesë e familjes ‘Bashkudhëtarët’ dhe si Bashkudhëtar mund ta ftosh edhe udhëtarin ose udhëtaren tuaj më të vogël të bashkohet.

MJESHTRIA

Mjeshtëri do të thotë të kesh aftësi për të punuar në një detyrë, për të vendosur qëllime, për të zgjidhur probleme dhe për të arritur rezultate. Ne jetojmë në një botë që kërkon një sasi të caktuar mjeshtërie në këmbim të parave për të jetuar, kështu që në këtë kuptim kjo është një nevojë themelore. Por mjeshtëria nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat dhe statusin. Artistët dhe poetët, atletët dhe studiuesit, madje edhe fëmijët që ngjiten në pemë, kërkojnë mjeshtëri me ose pa shpërblime apo njohje. Nevoja për mjeshtëri është pjesë e të qënurit njeri. Mund ta gjejmë te Zanafilla ku lexojmë për qëllimin e Perëndisë që njerëzit ta zotërojnë në mënyrë positive krijimin e Tij paqësor.

Në ‘Bashkudhëtarët’, ne punojmë për t'u bërë të mirë në bërjen e dishepujve. Para së gjithash, duke qenë vetë dishepull. Ne punojmë për t'u bërë gjithnjë e më shumë si Mjeshtri – si Jezusi.

PRONËSIA

Në Bashkudhëtarët,ne vendosim pronësinë e marrëdhënies me udhëtarin ose udhëtaren tënde më të re në duart e tua. Ndërsa lutesh, ti zgjedh udhëtarin ose udhëtaren tënde të re. Ti vendos kur do të takoheni. Ti zgjedh sfidat me të cilat dëshironi të punosh. Ti ke autoritetin për t’i bërë këto zgjedhje.Me pronësinë dhe fuqinë vjen edhe përgjegjësia. Ne jemi atje për të të mbështetur dhe për të të ndihmuar të rritesh.

I lidhur me pronësinë është një parim që ne e quajmë bashkë-krijim. Bashkëkrijim do të thotë që ne krijojmë së bashku. Për shembull, kush më mirë se ti mund të shpikë një sfidë? Ti kalon kohë javë pas jave me udhëtarin ose udhëtaren tënde të re dhe di më së miri se si ta ndihmosh dhe inkurajosh bashkëmoshatarët e tu. Të gjithëve na është dhënë kreativiteti dhe na lejohet ta përdorim atë. Në ‘Bashkudhëtarët’, ne të sfidojmë të jesh krijues dhe idetë e tua janë shumë të mirëpritura.

QËLLIMI

Qëllimi është një koncept paksa i gjerë. Bëhet fjalë për qëllimin për të cilin jeton, për bujarinë, por edhe, për shembull, për përmbushjen. Askush nuk dëshiron të jetojë për asgjë, ose thjesht për argëtim. Ke ideale, plane dhe do të punosh për diçka, apo jo? Kjo është shumë më e thellë, se paratë dhe ka të bëjë shumë më tepër me gjetjen e qëllimit të jetës tënde. Pyetje të tipit, pse je, ai që je. Identiteti yt. Nga ky këndvështrim zë fill edhe bujaria – ne japim (veten) për diçka më të madhe, për diçka më të bukur. Për diçka që shkon përtej vetvetes. Ne mund ta dimë se japim jetën tonë për Jezusin. Ai ka dhënë gjithçka për ne – Veten e Tij.

Dhe si dishepuj të Tij, ne tani ia japim veten Atij. Ai është Mjeshtri dhe Udhëheqësi ynë. Ai është në kontroll. Axhenda e tij është bërë axhenda jonë. Pasionet e tij janë bërë pasionet tonat. Ne duam të mësojmë, të shohim përmes syve të Tij dhe të jetojmë me të njëjtin qëllim dhe po të njëjtën bujari si Jezusi.

PJESA 3 – MODELI DHE SFIDAT

Para se të shkosh më tej, kemi një pyetje:

Cila është sfida jote më e madhe?

Çfarë "sfide" u paraqiti Jezusi dishepujve të Tij?

MERRNI KOHE PËR REFLEKTIM:

Ku është kisha jote në këtë spektër?
Shkolla juaj?
Kompania ku punon?
Ku qëndron ti?

Në ‘Bashkudhëtarët’ ne punojmë me sfida. Sfidat janë detyra që ti i bën së bashku me udhëtarin ose udhëtaren tënde të re. Të gjitha këto detyra rrjedhin nga mësimet e Jezusit ose të apostujve. Nëpërmjet bindjes ti bën atë që Mësuesi yt Jezusi - të thotë të bësh, dhe përmes kësaj ti mëson dhe rritesh. Thjesht hidhi një sy sfidave dhe do të shohësh, se si mund të jenë këto detyra.

Sfidat zakonisht përbëhen nga 4 blloqe që mund t'i plotësosh në 4 javë. Në këtë mënyrë ti punon një temë për një muaj. Sigurisht që ti mund ta bësh sfidën me ritmin tënd dhe gjithashtu mund të ecësh më shpejt ose të marrësh më shumë kohë për ta përfunduar.

Sfidat përbëhen nga detyra, video frymëzuese, detyra më të thelluara, vlerësime, etj. Ne të ftojmë, të marrim me vete dhe vendosim strukturën për ty. Sigurisht, ti ke të gjithë hapësirën që të nevojitet për ta mbushur atë në mënyrë krijuese dhe për ta përshtatur detyrën me situatën dhe vendin tënd. Bashkë- krijim siç është përshkruar në videon e mëparshme.

Tashmë e ke përballuar sfidën e parë: po bën trajnimin ‘Bashkudhëtarët’ dhe së shpejti do të zgjedhësh një udhëtar ose një udhëtare të re. Kjo është një përgjigje ndaj urdhërimit të Zotit Jezus te Mateu:28, ku Ai na urdhëron të bëjmë dishepuj.

Rritja ndodh përmes bindjes. Si dishepuj të Jezusit, ne duam t'i bindemi Atij. Prandaj, ne duam të marrim dhe të zbatojmë urdhrat që na jep Jezusi. Ne e ndjejmë që Jezusi po i jep këto urdhërime për ne. Ndihemi të 'sfiduar' nga Mjeshtri dhe e pranojmë sfidën.

PJESA 4 - SIGURIA (E FËMIJËVE)

Para se të shkosh më tej, kemi një pyetje:

Pse është e rëndësishme siguria (e fëmijëve)?

Si të krijosh një mjedis të sigurt?

Çfarë të duhet për këtë?

‘Bashkudhëtarët’ ka një fokus të veçantë për atë që është e cënueshme. Atë që është e izoluar. Atë që është në një situatë pa rrugëdalje. Prandaj slogani ynë 'ne ecim përkrah atyre që ecin vetëm', është në përputhje me atë që Jezusi bëri. Thjesht lexoni Lukën 4. Jezusi flet atje për 'deklaratën e misionit' të Tij dhe ka të bëjë me të varfërit, të verbërit, të burgosurit zemërthyer. Ne e dimë se dashuria e Jezusit është për të gjithë, dhe megjithatë Ai ka një vend të veçantë, një vëmendje të veçantë për atë që është në telashe.

Kjo është edhe arsyeja pse ne të inkurajojmë të shikosh se kush është në telashe në lagjen tënde. Kush janë të pambrojturit në lagjen tënde. Për atë djalë apo vajzë që qëndron jashtë, që është i pambrojtur, që e ka jetën të vështirë. Mikpritja e çdo fëmije është pjesë e ëndrrës sonë. Çdo fëmijë ka nevojë për një Bashkudhëtar, dhe ne duam të fillojmë me fëmijët që kanë më shumë nevojë për të. Ai person që tashmë është i pambrojtur ka nevojë për mbrojtje. Në Bibël, lexojmë në një profeci për Jezusin se Ai 'nuk do ta copëtoje kallamin e thyer, nuk do ta shuajë kandilin që bën tym'. Jezusi i vendos duart rreth tij, për ta mbrojtur. Ju e shihni Atë, duke e drejtuar kallamin që është pothuajse i thyer. Ju e shihni Atë, duke fryrë butësisht në kandilin që shuhet, në mënyrë që zjarri të ndizet përsëri. Mbrojtës, i kujdesshëm, e plot dashuri.

Në të njëjtën mënyrë po me aq kujdes, mund të sillesh edhe ti me udhëtarin ose udhëtaren tënde  të re. Mbroje, duaje, ndërtoje dhe inkurajoje atë. Për ta garantuar këtë, ne i kushtojmë shumë rëndësi kësaj në premtimet që ti do të bësh. Kjo lidhet me veten tënde me atë që ti bën dhe nuk bën, por gjithashtu lidhet edhe me mjedisin tënd, dhe në veçanti me 'grupin tënd të 5-shes'.

Si ‘Bashkudhëtarë’, ti bën një sërë premtimesh. Në trajnimin ‘Bashkudhëtarët’, ti do t'i gjesh të gjitha ato të detajuara, por bëhet fjalë për një premtim për:

  • të  qënë i shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht,
  • të mos përdorur dhunën, por për të mbrojtur,
  • për të qenë transparent,
  • për ta mbrojtur kundër abuzimit dhe për të raportuar menjëherë abuzimin,
  • për të marrë përgjegjësinë për gjithçka që bën me udhëtarin ose udhëtaren tuaj të re dhe për të qënë përgjegjës për këtë.

Me këto angazhime ne i largojmë pengesat. Dhe kjo gjë i përshtatet Mjeshtrit që ne po ndjekim. Në këtë botë ku ka kaq shumë thyerje, kaq shumë abuzime, kaq shumë varësi, kaq shumë dhunë, ne duam të jemi sjellës të shërimit, paqes, drejtësisë dhe mbrojtjes. Jo sepse jemi shumë të mirë, por sepse ne veprojmë në fuqinë e Mjeshtrit - Jezus.

Përveç faktit që ne kemi nevojë për Jezusin për ta bërë këtë, ne gjithashtu kemi nevojë edhe për njëri-tjetrin. Do duhet që 'grupi juaj i 5-shes' të qëndrojë në këmbë e të palëkundur. Ju mbani përgjegjësi për njëri-tjetrin, ju interesoheni për njëri-tjetrin dhe luteni për njëri-tjetrin. Festoni së bashku kur ka arsye për ta bërë këtë dhe mbështesni njëri-tjetrin, kur gjërat janë të vështira. Si "grupi i 5-shes" ju jo vetëm që keni të drejtë të pyesni njëri-tjetrin, por keni edhe "detyrimin" për të mbështetur njëri-tjetrin. Ju jeni një grup që veproni së bashku dhe e vlerësoni njëri-tjetrin.

Një parim i rëndësishëm në gjithë këtë është transparenca. Transparencë ndaj grupit tuaj prej pesë personash, transparencë ndaj udhëtarit apo udhëtares tënde të re, por edhe ndaj prindërve të tij dhe bashkësisë suaj. Për këtë arsye ti kërkon leje nga prindërit (ose kujdestarët) e udhëtarit ose udhëtares tënde të re. Ti gjithashtu duhet të kërkosh leje nga pastori, plaku, drejtuesi i të rinjve dhe nga kisha.

Është e kuptueshme që Bashkudhëtarët do të ndjekin gjithmonë udhëzimet e përcaktuara nga qeveria dhe autoritetet. Bashkudhëtarët kanë edhe udhëzime dhe proçedura të brendshme për veprimet parandaluese dhe korrigjuese (nëse është e nevojshme). Por udhëzimet dhe proçedurat nuk pasqyrojnë zemrën - atë që duam të bëjmë. Ne e gjejmë atë 'zemër' tek Jezusi dhe në mënyrën se si Ai vepron. Ne duam ta ndjekim Atë. Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë kryesor.

PJESA 5 - PROÇESI I REGJISTRIMIT

Për t'u bërë një anëtar 'zyrtar' i ‘Bashkudhëtarëve’, ti duhet të regjistrohesh. Sigurisht që ne duam të dimë se kush je , nëse e ke kryer plotësisht trajnimin apo jo, kush është 'grupi juaj prej 5 vetash', kush është udhëtari  ose udhëtarja jote e re dhe nëse ke leje nga prindërit (ose kujdestarët) dhe nga kisha apo komuniteti yt. Gjatë proçesit të regjistrimit ne i kalojmë të gjitha këto.

Pasi e ke bërë regjistrimin siç duhet, ne mund të të ndihmojmë në udhëtimin tënd si Bashkudhëtar. Për shembull, ne të ofrojmë mundësi për trajnim. Ne do të të ftojmë në eventet e ‘Bashkudhëtarëve’. Dhe ne jemi aty për ty nëse ke pyetje.

Për shkak se je regjistruar dhe je bërë zyrtarisht një ‘Bashkudhëtar’, ti gjithashtu ke akses në të gjitha 'sfidat' që ne kemi bërë: si ‘Bashkudhëtar’, sigurisht nuk ke pse të paguash për to. Ne të ndihmojmë të kalosh sfidat dhe të japim këshilla për sfidën e radhës. Cila është sfida radhës për ty? Sigurisht, ti gjithmonë je plotësisht i lirë të zgjedhësh.

Gjatë procesit të regjistrimit, ne u dërgojmë gjithashtu një mesazh prindërve të udhëtarit/ udhëtares tënde të re dhe personit që ti i  ke kërkuar leje nga kisha ose komuniteti yt. Në këtë mënyrë, ne punojmë drejt transparencës dhe qartësisë.

Ke mbërritur në hapin e fundit të trajnimit të Bashkudhëtarëve. Mbetet vetëm të regjistrohesh. Me të vërtetë ne po presim me padurim të fillojmë udhëtimin ‘Bashkudhëtarët’ me ty! Të rritemi së bashku duke ndjekur Mjeshtrin, të ecim së bashku përkrah fëmijëve. Së bashku ta ndryshojmë botën plotësisht!

REFLEKTIM HAPI 02 I TRAJNIMIT

{{errors.first('rs-eec9-6194-03ea', 'rs-eec9-285f-ffa4')}}
{{errors.first('rs-eec9-6194-672b', 'rs-eec9-285f-ffa4')}}
{{errors.first('rs-eec9-6194-ca52', 'rs-eec9-285f-ffa4')}}
{{errors.first('rs-eec9-6194-d38b', 'rs-eec9-285f-ffa4')}}
{{errors.first('rs-eec9-6194-af6d', 'rs-eec9-285f-ffa4')}}
{{errors.first('rs-eec9-6194-5b85', 'rs-eec9-285f-ffa4')}}
{{errors.first('rs-eec9-6194-166d', 'rs-eec9-285f-ffa4')}}
{{errors.first('rs-eec9-6194-72a9', 'rs-eec9-285f-ffa4')}}

Message Sent

TI JE POTHUAJSE NË MESIN E TRAJNIMIT! NE LUTEMI QË KËTO HAPA TË JENË NJË BURIM FRYMËZIMI PËR TY.

KE NEVOJ Ë PËR NDIHMË? NE JEMI KËTU PËR TU NDIHMUAR.

Mund të imagjinojmë se ke nevojë për ndihmë, ose ke një pyetje. Ne jemi këtu për ty. Plotëso formularin e mëposhtëm dhe ne do të jemi të lumtur të të ndihmojmë.

{{errors.first('rs-eec9-ba40-cda3', 'rs-eec9-3336-df06')}}
{{errors.first('rs-eec9-ba40-f84a', 'rs-eec9-3336-df06')}}
{{errors.first('rs-eec9-ba40-08f7', 'rs-eec9-3336-df06')}}

Message Sent, we'll be in contact soon!

 

This product has been added to your cart

CHECKOUT