TAGS

Jini të URTË - Frymëzues - një nga vlerat tona

Është e rëndësishme që Bashkudhëtarët të motivohen nga dashuria dhe të frymëzohen (literalisht: të mbushur me Frymën e Shenjtë) më tepër sesa nga paraja ose premtimi i shpërblimeve ose turpi, faji apo detyrimi. Për këtë arsye ne nuk i paguajmë ose mbështesim në mënyrë direkte ose indirekte dishepujt/ bashkudhëtarët.

Jetimët dhe fëmijet e pambrojtur/të varfër kanë tepër nevojë për dashuri dhe dashuria e pakushtëzuar nuk mund të blihet, shitet apo prodhohet por duhet zgjedhur. Udhëheqësia e Bashkudhëtarëve lutet që Zoti të lëvizë midis të rinjve, të flasë me ata për lajmin e mirë në Krishtin dhe të ndajnë histori që do t’i frymëzojnë ata.

Shikoni shëmbëlltyrën bashkëkohore mëposhtë përmes këtyre lenteve:

Një herë e një kohë ishte një plak  që kishte një pemë me mango. Ai u lodh nga fëmijët vendas që vidhnin mangot e tij kështu që një ditë ai i mblodhi ata të gjithë se bashku dhe u tha:
“Unë do t’ju jap të gjithëve disa para nëse i këpusni mangot nga pema ime”. Fëmijët thanë: “Shkëlqyeshëm. Ne marrim dhe hamë mangot e tij dhe paguhemi për këtë gjë”. Vitin që vijoi fëmijët u kthyen dhe i kërkuan plakut ta bënte përsëri por ai tha: “Jo, nuk kam me lekë për ju”.
Fëmijët u përgjigjën: “Epo nëse nuk na paguan atëherë ne refuzojmë të marrim mangot nga pema jote”. Plaku u kthye në shtëpinë e tij duke qeshur. Magot e tij më në fund ishin të sigurta përsëri. 

Në  fillim fëmijët u motivuan nga dashuria e tyre për frutin e mangos por kur plaku filloi ti paguante ata, ata u bënë të motivuar nga paraja në vend të frutit. Shumë shpesh shërbesat e kishës dhe organizatat e misionit paguajnë për gjërat që të krishterët duhet t’i kishin bërë vullnetarisht. Kjo mund të krijojë rezultate afat shkurtër por në fund drejtuesit zbulojnë që ata nuk mund të gjejnë ndonjë që të drejtojë, shërbejë ose të marrë pjesë në një trajnim pa u paguar. Kisha të tëra zhduken kur fondet mbarojnë dhe misionarët fajësojnë popullsinë vendase.

Ende misionarët dhe punëtorët e zhvillimit kanë trajnuar njerëz për të menduar në këtë mënyrë. Çdo vit, skuadra nga jashtë shtetit vizitojnë Kamboxhian për periudha të shkurtra kohore. Disa janë shumë mirë të planifikuara, të tjera jo të menduara aq mirë. Ata mund të vizitojnë kishat lokale. Ata mund të predikojnë dhe të japin mësim dhe gjatë rrugës mund të fillojnë projekte si: ndërtimin e kishës, puseve, dhe klasave. Ata mund të punësojnë vendasit për të menaxhuar projektet dhe ata mund të lenë para  për të paguar për materialet, punëtorët dhe menaxherët. Si rezultat, ata gjejnë banorët e Kamboxhias që çdo vit  rreshtohen për të shërbyer kur ata vijnë. Përveç kësaj, projektet që kishat lokale mund ti bëjnë vetë ndalohen rregullisht me shpresën që skuadra e vitit tjetër do të paguajë për ato. Disa projekte të filluara nga këto skuadra bëhen mirë në një çmim të drejtë. Të tjera bëhen keq sepse menaxherët bëjnë minimumin e punës, mbushin  faturat dhe përqëndrohen për të shkruar  raporte brilante. Kur e gjitha kjo thuhet dhe bëhet, ka shumë ndërtesa bosh dhe puse të shkatërruara që nuk nevojiteshin në fillim. Dhe vendasit mësojnë një përqasje shit- blerje ndaj shërbimit  që shkon në këtë mënyrë: Kur ti dëshiron të bësh një vepër të mirë, gjen dikë tjetër të paguajë për atë.

Të frymëzuar dhe drejtuar nga Fryma, Bashkudhëtarët motivohen nga dashuria dhe afeksioni dhe mund të përqafojnë një përqasje transformuese ndaj shërbimit më tepër sesa nga një përqasje shkëmbimesh. Duke marrë pjesë në veprën e Frymës së Shenjtë, Bashkudhëtarët përjetojnë gjallëri dhe gëzim, të cilat i motivojnë ata të ecin bashkë me një fëmijë të pambrojtur për shumë vite.

(‘Wise Principles - Inspirational’. Përdorur me lejen nga : Historia e Bashkudhëtarëve - duke pajisur një brez për të arritur brezin tjetër. Nga Craig Greenfield dhe Andy Gray)



 

This product has been added to your cart

CHECKOUT