TAGS

Pronësia - Një nga vlerat tona

Vargu kyç

Dhe të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në malin ku i kishte thirrur Jezusi. Dhe kur e panë Atë, e adhuruan, por disa dyshuan. Dhe Jezusi iu afrua atyre dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar në emër të Atit dhe të Birit dhe të Frymës së Shenjtë, duke i mësuar të zbatojnë gjithçka që ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithmonë, deri në fund të botës. Amen.

Të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile. Ata shkuan në malin që Jezusi u kishte thënë. Kur e panë Jezusin, u gjunjëzuan para tij. Por disa nga dishepujt kishin dyshime. Jezusi u afrua dhe u tha dishepujve: "Perëndia më ka dhënë të gjithë pushtetin, në qiell dhe në tokë. Duhet të shkoni te të gjitha kombet, që të gjithë të bëhen dishepujt e mi. Ju duhet t'i pagëzoni njerëzit në emër të Atit dhe të Birit dhe të Frymës së Shenjtë. Mësojini njerëzit t'i binden gjithçkaje që ju kam thënë. Dhe mos harroni kurrë: Unë jam gjithmonë me ju, derisa të vijë bota e re.

Çfarë është Pronësia?

Pronësia është: të jesh pronar i diçkaje a dikujt. Si pronar, ju merrni përgjegjësinë për atë për të cilën iu është besuar. Kjo do të thotë që si pronar ju kujdeseni për atë që jeni përgjegjës. Ju jeni përgjegjës para personit që ju ka dhënë këtë përgjegjësi.

Si e shohim ne Jezusin në këtë?

Përgjegjësia është një ndjenjë e thellë njerëzore. Tek Zanafilla 1 dhe 2 shohim sesi Zoti e vendosi njeriun në Kopësht që ta kultivonte dhe për tu kujdesur për të.

Tek Jezusi e shohim në mënyrën sesi ai udhëtoi me dishepujt e Tij. Në shërbesën e tij tre vjeçare, Jezusi zgjodhi të investonte në 12 dishepujt e tij. Ai i zgjodhi ata të bëheshin bashkëpronarë të misionit të tij. Ai u mësoi atyre çdo gjë që ishte e rëndësishme që ata të ishin ndjekësit e tij. Pas ringjalljes, Jezusi u dha 11 dishepujve përgjegjësinë të shkonin dhe të mësonin të gjithë kombet dhe të bënin dishepuj. Ti pagëzonin ata, ti mësonin ata të mbanin të gjitha urdhërimet dhe zakonet e Jezusit. Duke mësuar dishepujt e Jezusit janë vazhdimisht duke u transformuar në imazhin e Krishtit.

Me fjalët: 'Më është dhënë e gjithë fuqia në qiell dhe mbi tokë' ne shohim të zbuluar Perëndishmërinë e Jezusit. Atij i është dhënë fuqi nga Ati i Tij dhe është përgjegjës para Perëndisë Atë. Në të njëjtën kohë Ai e ndan këtë përgjegjësi mes pasuesve të Tij. Në këtë ne shohim që po ndodh e njëjta gjë si tek Zanafilla 1 dhe 2. Perëndia do që ne njerëzit të jemi bashkëpronarë në punën e Tij.

Çfarë do të thotë kjo për lëvizjen Bashkudhëtarët?

Për ne si lëvizje Bashkudhëtarët, kjo do të thotë se Jezusi na ka dhënë një rol dhe detyrë të qartë si Mjeshtër. Si Lëvizje Bashkudhëtarët, ne duam të jemi të bindur ndaj Mjeshtrit duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për gjithçka që na mësoi Jezusi dhe duke i mësuar ata t'i zbatojnë ato në praktikë.

Çfarë do të thotë kjo për ty si Bashkudhëtar?

Për ty si bashkudhëtar, kjo do të thotë që  të besohet përgjegjësia e marrëdhënies me udhëtarin ose udhëtaren tënde të re. Ti je përgjegjës për grupin e 5-shes për gjithçka që ndodh në marrëdhëniet tuaja. Ti je bashkëpronar dhe bashkëpërgjegjës për sigurimin e transparencës dhe integritetit të lëvizjes Bashkudhëtarët.

('Ownership - one of our values'. Shkruar nga Daniël Vaders.)



 

This product has been added to your cart

CHECKOUT