NË KËTË HAP, NE DO TË SHIKOJME 5 PËRKUSHTIMET QË TI BËN KUR BËHESH NJË BASHKUDHËTAR
Para se të shkosh më tej, kemi një pyetje:
Çfarë mendon: çfarë lloj përkushtimesh do të ishin të përshtatshme?
Pse duhet t’i ndërmarrësh këto përkushtime?
UNË DUA TË NDJEK JEZUSIN
- Unë dua ta ndjek në Jezusin në mënyrë aktive çdo ditë dhe të sigurohem që jam i shëndetshëm shpirtërisht.
- Unë lutem çdo ditë për udhëtarin/udhëtaren time të re. Unë lutem që Jezusi të ndryshojë jetën, marrëdhëniet, fqinjët dhe vendin tonë dhe jam i vetëdijshëm se varem prej Tij për të pasur ndryshime të qëndrueshme.
- Unë e ftoj udhëtarin/udhëtaren time të re të bashkohet me mua në kishë.
UNË INVESTOJ TE UDHËTARI/UDHËTARJA IME E RE
- Unë e takoj udhëtarin/udhëtaren time të re çdo javë.
- Si 'grup i 5-shes' ne takohemi çdo muaj.
- Jam në dispozicion për udhëtarin/udhëtaren time të re.
- Unë dua të jem një model i mirë për të.
- Jam i gatshëm të jetoj duke sakrifikuar për hir të udhëtarit /udhëtares time të re.
UNË JAM NJË INKURAJIM PËR UDHËTARIN/UDHËTAREN TIME TË RE
- Unë flas me dashuri (sepse Zoti është dashuri) dhe kërkoj të jem një burim inkurajimi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për udhëtarin/udhëtaren time të re, por edhe për të tjerët rreth meje: familjen, miqtë dhe njerëzit në lagjen time.
UNË E MBROJ UDHËTARIN/UDHËTAREN TIME TË RE
- Sigurohem që jo vetëm të jem i shëndetshëm mendërisht, por edhe fizikisht dhe inkurajoj udhëtarin/udhëtaren time të re që të jetë i/e tillë.
- Unë premtoj të mos ushtroj kurrë dhunë ndaj udhëtarit/udhëtares time të re dhe premtoj ta mbroj atë nga dhuna.
- Në momentet që kalojmë së bashku ne nuk qëndrojmë vetëm, por jemi gjithmonë me të tjerët dhe të tjerët mund të na shohin.
- Unë premtoj ta mbroj udhëtarin/udhëtaren time të re nga abuzimi seksual dhe premtoj ta raportoj menjëherë abuzimin.
- Unë jam plotësisht përgjegjës për atë që bëj me udhëtarin/udhëtaren time të re. Prindërit/kujdestarët e udhëtarit/udhëtares time të re dhe gjithashtu pastori(ët)/drejtuesit në kishën ku bëj pjesë mund të më kërkojnë llogari për këtë.
UNË DUA TË RRITEM NË DISHEPULLIM (SË BASHKU ME UDHËTARIN/UDHËTAREN TIME TË RE
- Unë punoj së bashku me udhëtarin/udhëtaren time të re në sfidat e ‘Bashkudhëtarëve të Evropës’.
- Ne bëjmë çmos për të vizituar së bashku eventet e organizuara nga ‘Bashkudhëtarët Evropianë’.
REFLEKTO HAPIN 04 Të TRAJNIMIT
A JE GATI TË BËSH PËRKUSHTIMET? PASTAJ VAZHDO NË HAPIN E FUNDIT TË TRAJNIMIT
KE NEVOJË PËR NDIHMË? NE JEMI KËTU PËR TË TË NDIHMUAR.
Ne mendojmë që ti ke nevojë për ndihmë, ose ke ndonjë pyetje. Ne jemi këtu për ty. Plotëso formularin e mëposhtëm dhe ne do të jemi të lumtur të të ndihmojmë.