MBLIDH 4 PERSONA TË TJERË RRETH TEJE PËR TË FORMUAR "GRUPIN e 5-SHES BASHKUDHËTARËVE DHE ZGJIDHNI NJË DREJTUES GRUPI.

Para se të shkosh më tej kemi një pyetje:

Si Bashkudhëtar, pse të mos punosh vetëm?

Cili është avantazhi i të vepruarit së bashku?

Me kë do dëshiroje të udhëtonit së bashku?

GRUPI i 5-shes

Të qënurit Bashkudhëtar nuk është diçka që ti e bën vetëm. Ti je Bashkudhëtar bashkë me të tjerët. Këta mund të jenë miqtë e tu, shokët e tu të klasës ose disa të tjerë nga kisha ku ti shkon. Së bashku formoni 'Grupin e 5-shes'.

Grupi i 5-shes është aty që ju të mund të ndihmoni dhe inkurajoni njëri-tjetrin. Ju udhëtoni së bashku, luteni dhe trajnoheni nga ‘Bashkudhëtarët’. Ne mendojmë se marrëdhëniet janë shumë të rëndësishme dhe ne i mbajmë marrëdhëniet, jo vetëm me udhëtarin ose udhëtaren tonë të re, por edhe me njëri-tjetrin. Është mirë që do të bëhesh Bashkudhëtar, por është e rëndësishme që ta bësh këtë së bashku me të paktën 4 të tjerë. Prandaj, mobilizo miqtë e tu dhe njerëzit rreth teje për të marrë pjesë.

Në fakt, është e rëndësishme njerëzit që ti do të mobilizosh, ta njohin Jezusin dhe të duan ta ndjekin Atë, të jenë nga mosha 15 deri në 30 vjeç dhe të jenë të përfshirë aktivisht në një kishë ose komunitet.
Kjo është mundësia jote që duke folur për “Bashkudhëtarët”, të gëzosh të tjerët rreth teje, si dhe t'i frymëzosh dhe përfshish ata. Kjo është gjithashtu, mundësia jote për t'u përfshirë në një lëvizje që sjell ndryshim në jetën e fëmijëve dhe të rinjve përreth tyre.

Mirë, le të fillojmë punën: 'Mblidh grupin tënd të 5-shes'!

ÇFARË ËSHTË NJË BASHKUDHËTAR?

  • Një Bashkudhëtar ka pasion për Jezusin
  • Një Bashkudhëtar është një dishepull i Jezusit
  • Një Bashkudhëtar është dikush që ka sy për të parë nevojat rreth tij/saj
  • Një Bashkudhëtar është dikush që dëshiron të përveshë mëngët dhe të sjellë ndryshimin

Dhe për më tepër është e rëndësishme që:

  • Një Bashkudhëtar duhet të jetë rreth moshës 15 deri 30 vjeç
  • Një Bashkudhëtar të jetë i përfshirë në mënyrë aktive në një kishë të krishterë

REFLEKTO HAPIN 01 TË TRAJNIMIT

{{errors.first('rs-eec9-05e9-b595', 'rs-eec9-ce98-016e')}}
{{errors.first('rs-eec9-05e9-2548', 'rs-eec9-ce98-016e')}}
{{errors.first('rs-eec9-05e9-c224', 'rs-eec9-ce98-016e')}}
{{errors.first('rs-eec9-05e9-5742', 'rs-eec9-ce98-016e')}}

Mesazhi u dërgua

NDËRSA JENI TË MBLEDHUR NË 'GRUPIN TUAJ TË 5-shes', JU MUND TË VAZHDONI ME HAPIN 02 TË TRAJNIMIT. SË SHPEJTI JU DO TË FORMONI 'GRUPIN TUAJ TE 5-shes' NË APLIKACION.

KE NEVOJË PËR NDIHMË? NE JEMI KËTU PËR TË TË NDIHMUAR.

Ne mendojmë që ti ke nevojë për ndihmë, ose ke ndonjë pyetje. Ne jemi këtu për ty. Plotëso formularin e mëposhtëm dhe ne do të jemi të lumtur të të ndihmojmë.

{{errors.first('rs-eec9-852c-5cda', 'rs-eec9-2728-227d')}}
{{errors.first('rs-eec9-852c-8626', 'rs-eec9-2728-227d')}}

Message Sent

 

This product has been added to your cart

CHECKOUT